Kokëdhima: Nuk fshihemi dot si struci, qeveria na detyroi ta ndalim futbollin

schedule14:38 - 5 Gusht, 2020

schedule 14:38 - 5 Gusht, 2020

Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë, pas mbledhjes së Ligës Profesioniste të Futbollit, që vendosi për bojkotimin e kampionatit deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria, doli para medieve dhe dha një deklaratë.

“Sot në mbledhjen e LPF bëmë diskutime shuam të frytshme, për përmirësimin e bashkëpunimit mes Ligës dhe FSHF-së, si dhe të faktorëve të tjerë. Përveç të tjerash morëm një vendim që nuk është i thjeshtë, por jemi të detyruar.

Të gjithë përfaqësuesi t e klubeve ishin të zhgënjyer nga paketa ligjore e ndërmarrë nga qeveria dhe parlamenti, ndryshe nga premtimet. Nuk u përmbushën ato premtime dhe mbi to kemi ngritur kërkesat tona. Pas një viti e gjysmë përgjigja ishe tërësisht zhgënjyese.

Kemi paraqitur katër kërkesa. Duhet të miratohen ligj i ri për sponsorizimet, sipas formës së kërkuar nga bota e futbollit. E kërkojmë njëlloj si në rajon dhe në Europë. Modifikimi i bërë ka zero impakt në futboll. Kemi kërkuar që TVSH të jetë 6 për qind, si bujqësia dhe turizmi. Kërkojmë që ky të jetë jo vetëm mbi ndërtimet në infrastrukturë, por në gjithë ekonominë e futbollit.

 

Kemi kërkuar edhe zerimin e gjobave dhe kamatëvonesave, pasi shumë klube janë në kolaps financiar. Kemi kërkuar të falen gjobat dhe kamatat. Nuk është e mundur të ketë garë. Kurrë s’kemi kërkuar faljen e detyrimeve fiskale. Kërkesa e katërt ka të bëjë me zgjatjen e efektit të heqjes së tatimit të fitimit për futbollistët, nga 2, në 10 vite.

Tryeza e sotme fatkeqësisht mori një vendim shumë të vështirë, për të bojkotuar kampionatin e vitit e ardhshëm, deri në përmbushjen e kërkesave. U diskutua gjatë, por qeveria nuk ka dëgjuar, nuk ka pasur dëshirë e vullnet për të dëgjuar.

Ka braktisur çdo përgjegjësi që ka shteti dhe qeveria normale e çdo vendi. Këtë përgjegjësi nuk mund ta mbajmë të vetëm, të padëgjuar, të pavlerësuar, të pa respektuar dhe të braktisur. Është veprim i pjekur dhe i detyruar. Vendimi ishte unanim. Gara nuk vazhdon, ose do jetë një garë e gënjeshtërt. Si mund të bëhet garë me klube që i kanë bllokuar llogaritë? Duke mbyllur sytë dhe duke gënjyer njëri-tjetrin? Duke futur kokën si struci e duke thënë që nuk na shohin? Të vërtetën duhet ta përballojë shoqëria jonë”.