“Kokë e një organizate që ka kryer krime”, Gërvalla për Veselin: Deklaratat i bëra si aktiviste

schedule23:22 - 18 Tetor, 2021

schedule 23:22 - 18 Tetor, 2021

Mbrëmjen e sotme gjatë intervistës në emisionin “LOG” në “ABC”, zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u pyet në lidhje me deklaratat disa kohë më parë ku akuzonte Kadri Veselin si kriminel, i cili sot ndodhet në Hagë. Por a u qëndron atyre deklaratave?

Unë kam thënë Kadri Veseli ka qenë në krye të një organizate që në Kosovë që është akuzuar madje për vrasje pas luftës të kundërshtarëve politikë, por nuk e përcaktoj unë, por organet gjyqësore dhe në pozicionin e ministres së Jashtme do të kërkoja mirëkuptimin tuaj, aq më tepër që ka një proces të hapur për Kadri Veselin dhe të tjerët. Nuk dua të citohem si ministre e Punëve të Jashtme diku tjetër, jashtë Kosovës për deklarata që në të kaluarën i kam bërë si aktiviste politike” tha ajo.

Por a do të ishte e gatshme që të dëshmonte për akuzat që ka bërë nëse do të thirrej nga Gjykata Speciale? “Nuk e kam ndërmend të jap deklarata në Gjykatën Speciale. Jam pjesë e qeverisjes së Kosovës dhe nuk përzihem në punën e drejtësisë. As nuk më është kërkuar dhe as nuk kam ndërmend që ta bëj në të ardhmen” tha ajo në “ABC”./ Abcnews.al