Kokainë, heroinë dhe “Sacra Corona Unita” në lojë, goditje në Itali, arrestime në Shqipëri

schedule21:57 - 22 Janar, 2022

schedule 21:57 - 22 Janar, 2022

Autoritetet italiane kanë goditur një grup të trafikut të kokainës nga Holanda dhe heroinës nga Turqia duke vendosur nën hetim 45 persona, 23 janë në masë arresti, 19 me burg dhe 4 tjerë të kyçur në shtëpi. Mes personave të arrestuar janë edhe shqiptarë, pjesë e organizatës kriminale.

Baza italiane e organizatës ishte në Brindizi. Arrestimet u kryen në provincat e Brindisit dhe Tarantos, në Kalabri dhe Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

Hetimi kishte të bënte me një organizatë kriminale me burime financiare dhe logjistike, që merrej me transportin dhe tregtimin në territorin italian të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Trafikantët shqiptarë trafikonin sasi të mëdha droge nga Turqia e Holanda duke e tregtuar më pas në Reggio Calabria, etj. Nga hetimet u zbulua edhe përfshirja e mafiozëve të Sacra Corona Unitas.

Sipas mediave italiane u sekuestruan 57.526 kilogramë kokainë, 200 gram heroinë, 202.540 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme; 2 pistoleta dhe një karikator shtesë; 2205 fishekë të kalibrave të ndryshëm./ Abcnews.al