Koha për spa në Edicionin Veror

schedule11:51 - 15 August, 2018

schedule11:51 - 15 August, 2018

Një surprizë në mes të sezonit veror në Drimadhes për të gjithë pushuesit. Bëhet fjalë për të parën qëndër filipineze spa-je në bregdetin jugor të Shqipërisë. Çenda dhe Norlein, dy vjaza me eksperiencë disa vjeçare, ndodhen në vend për të ofruar një përvojë të vërtetë aziatike në masazhet dhe shërbimet e tjera të spa-së. Ato u shprehën se ishin të lumtura me mikëpritjen shqiptare dhe se të gjithë i kishin ofruar vetëm buzëqeshje. Fillimisht u bë një eksplorim i sallave të masazheve dhe njohja me mënyrën e kryerjes së masazheve. Trajtimet që përdoren për trupin në këtë spa janë gjithmonë organike dhe natyrale. Gazetarja jonë pati fatin të ishte vajza e parë që provoi këtë përjetim relaksues. Çenda dhe Norlein, shoqe dhe fqinje në vendin e tyre, treguan se kanë rreth 10 vite që punojnë nëpër spa, në vende të ndryshme si Filipinet dhe Malajzia./abcnews.al