Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Muriqi sheh “këpucën e artë”/ Sulmuesi i Kosovës, vetëm dy gola larg nga lideri Mbappe

schedule12:56 - 11 Maj, 2026

schedule 12:56 - 11 Maj, 2026

Vedat Muriqi është vërtet në garë për Këpucën e Artë të La Ligës së Spanjës, pasi shënoi sërish.

Sulmuesi I Kosovës realizoi në barazimin 1-1 që Majorka arriti në shtëpi ndaj Vijarrealit, dhe mund të arrijë një sukses të madh, edhe pse skuadra e tij është në rrezik për të rënë nga kategoria.

Ylli “dardan” ka tani 22 rrjeta në kampionat, duke qenë vetëm dy gola prapa nga lideri I kësaj renditjeje, Kilian Mbape.



E vërtetë që francezi I Realit ka epërsi sepse ka 4 asiste, ndaj vetëm 1 të shqiptarit, pra Vedatit I duhen 3 gola më shumë sesa ai nëse dëshiron Këpucën e Artë.

Sidoqoftë, mundësitë janë.

Përse shpresa është kaq e madhe?

Kryesorja, nga fakti që Mbape vështirë se do të kthehet këtë sezon të luajë për Madridin, ndërsa vazhdon të jetë I dëmtuar.

Reali nuk ka shpresë për titull, ndërsa rivali I Muriqit dëshiron të mos rrezikojë për Kupën e Botës, ku synon trofeun me Francën.

“Muriqi është dy gola larg nga Mbape, – shkruan “Marka”, – e ka zyrtarizuar që do të luftojë për Topin e Artë, ndërsa ekipi rrezikon rënien! Drithërues!”

“Muriqi në gjueti të Mbapesë, – është edhe refreni I “AS”-it, – Sulmuesi kosovar kthehet të shënojë dhe shkurton distancën nga francezi!”

Në tre javë të mbetura, sulmuesit të Kosovës I duhen pikërisht tri rrjeta, ndonëse është më shumë sesa mesatarja e tij, pasi deri tani ka 22 gola në 34 ndeshje në La Ligë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!