Klosi u jep një mundësi inspektorëve të Mjedisit

schedule13:20 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 13:20 - 12 Dhjetor, 2017

Inspektorët e mjedisit kanë qenë shpesh target i akuzave të ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi për mos vreprim në rastet e shkeljes së ligjit. Ai i ka dhënë mundësinë që të trajnohen mbi inpektimin online në mënyrë që çdo kontroll të jetë transparent për publikun.

Fakti pse inspektorët mjedisorë janë mbledhur në një sallë nuk do të thotë se problemet e mjedisit u zgjidhën. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Blendi Klosi u kujton se janë përgjegjës për atë që ndodh jashtë.

Guroret, minierat, pikat e grumbullimit të mbetjeve spitalore dhe shumë ndotës të tjerë janë akuzë e drejtëpërdrejtë për ata që duhet të mbrojnë mjedisin.

Akuzat bëhen për gjithsecilin në këtë sallë.

Në këtë ditë rojtarët e mjedisit do të trajnohen mbi inspektimin online për ti dhënë fund kështu kontrolleve abuzive apo korruptive në bizneset. Ndërsa në datën 16 dhjetor ata do ti nënshtrohen një testimi të parë nga administrata publike mbi profesionalizmin e secilit prej tyre. Ministri Klosi i vë në dukje rëndësinë që ka zbatimi i ligjit.

Punë e ministrisë së Turizmit dhe mjedisit është reformimi i të gjithë sistemit të dhënieve të lejeve mjedisore. Këto të fundit duhet të jenë online me kritere më të kontrollueshme dhe transparente për publikun./abcnews.al