Klopp: Te Gjermania mbase më vonë. Pep jo rivali i vetëm, Mourinho i rrezikshëm

schedule11:58 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:58 - 22 Nëntor, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është pyetur edhe një herë tjetër rreth kombëtares gjermane. Pas humbjes tenistike 6-0 kundër Spanjës, u shtuan shumë zërat se Loë do të largohet dhe Klopp do të marrë drejtimin e Gjermanisë. Megjithatë, 53-vjeçari në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit me Leicester përjashtoi zërat që e lidhin me kombëtaren si dhe foli për rivalitetin e këtij sezoni në Premier League.

“Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pytjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive.

Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpool. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.

 

“Guardiola? Ju mendoni se ai nënshkroi  një kontratë të re për shkakun tim? Më pelqen! Jam i lumtur që Pep rinovoi, por kam frikë se nuk do të jetë një përballje mes nesh dhe për shumë kohë.

Ndërkohë Lampard dhe Chelsea po formojnë një ekip të bukur si dhe United nuk do të qëndrojnë për shumë kohë aty ku janë. Edhe Arsenal po bën të njëjtën gjë, por këtë vit është Tottenham shumë i rrezikshëm. Leicester është gjithmonë aty si dhe Wolves po tregojnë karakter. Shikoj shumë rivalitet dhe të gjithë janë një kërcënim për ne”, përfundon Klopp. /abcnews.al