Klopp: Shumë 4 minuta për një vendim, kam ndryshuar mendim për VAR-in

schedule16:34 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 16:34 - 10 Dhjetor, 2020

Liverpool e mbylli fazën e grupeve në Champions League me një barazim 1-1 në fushën e Midtjylland. Një ndeshje pa rëndësi, pasi kampionët e Anglisë kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë. Disa raste të dyshimta ndodhën dhe teknologjia VAR u bë protagoniste, në penalltinë e dhënë për ekipin danez dhe në golin e anuluar të japonezit Minamino.

Jurgen Klopp, në një prononcim për Goal, deklaron se çfarë nuk i pëlqeu në takimin e mbrëmjes së kaluar, teksa bën me dije se skepticizmi në lidhje me teknologjinë VAR është rritur tek ai. “Nuk i pashë rastet në përsëritje, nuk mund të them nëse arbitrat gabuan apo jo, por u humb shumë kohë për të marrë vendime.

Golat dhe rastet e MIDTJYLLAND-LIVERPOOL

Është shumë të shpenzosh 3-4 minuta për të ndarë mendjen, në këtë të ftohtë bëhet e vështirë edhe e rrezikshme për lojtarët të qëndrojë aq gjatë në pritje. Arrij që t’i dëgjoj njerëzit duke thënë: akoma ky me këtë muhabet? Por, bënte shumë ftohtë dhe u desh shumë kohë që të vendosej rreth penalltisë dhe golit të anuluar.

Kam qenë një nga personat pro VAR-it dhe jam shprehur se ka qenë një ide e mirë futja e teknologjisë. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se do të thoja të njëjtën gjë tani“, thekson trajneri gjerman i Liverpool. /abcnews.al