Klasikja, finale mbijetese dhe Partizani-Laçi: Superiorja “zjarr”

schedule08:35 - 22 Shkurt, 2021

schedule 08:35 - 22 Shkurt, 2021

Superiorja vijon garimin dhe java e 21-të nis të premten, me një duel mjaft interesant që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”. Teuta, që tani numrin pesë pikë më pak se Vllaznia e vendit të parë, pret Kukësin dhe synon tre pikët.

Të shtunën në orën 13:00 luhet klasikja e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana. Dy skuadra jo në një moment të mirë, me shkodranët që pikët i kanë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy finale mbijetese. Kastrioti ka mundësinë që të shkëputet edhe më shumë e të bëjë një kampionat të qetë. Për këtë duhet të mposhtë Apoloninë.

Në Ballsh zhvillohet një betejë, mes Bylisit dhe Skënderbeut, rivalë direktë për qëndrimin në elitë. Kjo javë e Superiores mbyllet me duelin më të fortë, Partizani-Laçi, që zhvillohet në Elbasan. / abcnews.al