Për shumë persona, brokoli nuk është perimja e preferuar, por është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ushqyese.
Përveç kësaj, sipas ekspertëve, përfitimet e perimeve janë shumë më tepër sesa ne imagjinojmë dhe ata besojnë se ajo mbron nga një sëmundje shumë e rëndë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se brokoli ndihmon në mbrojtjen kundër përsëritjes së disa llojeve të kancerit, pasi shkatërron qelizat staminale të kancerit. Ekspertët pohojnë se nivelet e larta të sulforafanit në brokoli janë “makthi më i keq” i kancerit. Një studim i ri gjithashtu thotë se brokoli ofron mbrojtje specifike kundër kancerit të mëlçisë.
Vini re se brokoli ruan efektin e saj të fortë anti-kancer kur konsumohet i papërpunuar ose në avull të lehtë. l.k/abcnews.al