Kineastët rusë kundër filmit “Vdiq një Stalin, do bëjmë një tjetër”

schedule13:00 - 24 Janar, 2018

schedule 13:00 - 24 Janar, 2018

Një grup kineastësh të famshëm rusë, të mbështetur nga avokatët e ministrisë së Kulturës në Moskë, i janë drejtuar ministrir Vladimir Medinskij duke i kërkuar që të mos lejojë transmetimin e premierës së filmit: “Vdiq një Stalin, le të bëjmë një tjetër,” e cila do të shfaqej në 25 janar. Sipas mendimit të avokatëve të ministrisë, filmi shkel Kushtetutën ruse, denigron simbole historike të shtetit si himnin sovjetik dhe dekorimet ushtarake si dhe e paraqet marshallin Gheorghij Zhukov si një budalla. Promovuesit e iniciativës nga ana e tyre shprehen se mos shfaqja e premirerës së filmit, do të shmangte dhe ofendimin ndaj të mbijetuarve të luftës së dytë botërore në prag të 75 vjetorit të fitores së Stalingradit, në 2 shkurt. Gjithësesi shfaqja e filmit do të ishte e padëshirueshme dhe duke pasur parasysh zgjedhjet presidenciale ruse në 18 mars. Sipas deputetes së Dumës dhe aktores Elena Drapeko, e cituar nag agjencia ruse e lajmeve Interfax, apelin e ka firmosur dhe kineasti rus që ka fituar një çmim Oskar, Nikita Mikhalkov./abcnews.al