Kina reagon ashpër ndaj SHBA: Shkelët ligjin ndërkombëtar

schedule10:46 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:46 - 20 Nëntor, 2019

Miratimi në Senatin Amerikan i një pakete normash në mbrojtje të protestuesve pro demokracisë në Hong Kong ka shkaktuar zemërimin e Pekinit, i cili e konsideron një shkelje të rëndë të ligjeve për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kina ka reaguar ashpër ndaj miratimit unanim në senatin amerikan për “Të drejtat e njeriut në Hong Kong dhe Akti i Demokracisë “, një paketë normash në mbështetje të manifestuesve pro demokracisë që prej pothuajse gjashtë muajsh protestojnë në ish koloninë britanike.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze u shpreh se Pekini e dënon me forcë dhe kundërshton me këmbëngulje lëvizjen e Shteteve të Bashkuara të AMerikës, që cilësohet si ndërhyrje në cështjet e brendshme të Kinës.

Teksti i miratuar në senat do të dërgohet në dhomën e përfaqësuesve, e cila ka miratuar tashmë një iniciativë të sajën për të njëjtën cështje: dy degët e kongresit amerikan duhet të punojnë së bashku dhe të sheshojnë ndryshimet para se norma t’i dorëzohet për firmë presidentit Donald Trump.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrë masat për të shmangur kthimin në ligj të kësaj norme; si dhe të mos ndërhyjë më në cështjet e brendshme të Hong Kong.

Kjo pasi do të ndizte një zjarr që do të digjte vetë ata. Nëse Uashingtoni do të vazhdojë në këtë rrugë, Pekini do të ndërmarrë masa të ashpra për ta kundërshtuar deri në fund.

Pekini këmbëngul se prioritet në hong Kong aktualisht është ndalimi i akteve të dhunës dhe rivendosja e rendti, meqënëse është në rrezik modeli i “një vend dy sisteme” i cili rregulllon marrëdhëniet mes Hong Kong dhe Pekinit që nga viti 1997.

Senati amerikan miratoi dhe ‘Protect Hong Kong Act’, që ndalon shitjen dhe eksportin në Hong Kong të mjeteve të kontrollit të turmës dhe mbrojtjes./abcnews.al