Kina: Ekspertët e OBSH mbërritën në Pekin, studiojmë origjinën e Covid-19

schedule14:14 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:14 - 13 Korrik, 2020

Dy ekspertë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë arritur tashmë në Pekin. Aty ata do të punojnë bashkë me homologët e tyre kinezë në gjetjen e origjinës së koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme në Kinë të hënën.

“Kemi një konsensus bazik me OBSH, që është: Gjurmimi i burimit është një çështje shkencore, dhe duhet të vlerësohet bashkarisht nga shkencëtarët në të gjithë botën,”zëdhënësi i ministrisë Hua Chunying  tha gjatë një konference për mediat.

Lexo edhe: Ekspertët e OBSH pritet të zbarkojnë në Kinë: Studiohet origjina e Covid-19

Ende nuk ka detaje rreth programit që do të ndjekin ekspertët e OBSH gjatë qëndrimit të tyre në Kinë. Deri më tani, sipas CNN, dihet se bëhet fjalë për dy ekspertë një për shëndetin e kafshëve dhe një tjetër që është epidemiolog.

Sipas kreut të OBSH, qëllimi kryesor i këtij udhëtimi do të jetë studimi i mënyrës sesi sëmundja kaloi nga kafshët tek njerëzit.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Mike Ryan u shpreh se ekspertët do të të kërkojnë të gjurmojnë narrativën sesi koronavirusi mund të jetë përhapur nga bota e egër, tek një kafshë ferme dhe më pas tek njerëzit. /abcnews.al/