Kikia për Ramën: Po mendohet fundi i kësaj historie

schedule18:09 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 18:09 - 13 Dhjetor, 2018

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi ishte drejtori i Klan Plus Mentor Kikia. Një reagim mbi diskutimin e kryeministrit Edi Rama në takimin me rektorët dhe dekanët e universiteteve.

Kikia: “Kryeministri sot ka vlerësuar realisht pozicionin në të cilin ndodhet marrëdhënia e qeverisë me instuticionin e protestës. Mund të ketë pasur një shpresë në zbehjen e protestës. Por rrjedha që mori sot, tashmë kërkon një zgjidhje. Këtu Rama ka menduar realisht se si të zgjidhë 8 kërkesat dhe si të dalë vetë nga kjo histori. Rama po mendon se cili do të jetë fundi i kësaj historie dhe për këtë aryse iu drejtua kryeministrave të universitetevet. Ai ka një të drejtë të madhe se ata rektorë janë përgjegjës për menaxhimin e universiteteve.”

I pyetur nga gazetarja Xhokaxhi nëse është e drejtë të paralajmërohet heqja e autonomisë, Kikia u shpreh se deri më tani ka patur një mungesë vëmendjeje për të menaxhuar universitetit.

“Iu referua mungesës së vëmendjes për të menaxhuar universitetin në kërkimin shkencor. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka asnjë vend për kërkime shkencore. Kjo që nisi kryeministri është vetëm 1% e të vërtetës së madhe, por ai është fajtori i kësaj. Ligji është shumë i mirë sepse është marrë nga realitete gjermane, por që nuk mund të bëhet këtu.”

Së fundi Kikia tregoi që vettingu ndërmjet pedagogëve nuk ka nisur dhe se tashmë ekziston një konflikt institucional.

“S’ka nisur asnjë gjë. Ajo që po ndodh me univeristetin është një tregues shumë i madh i problemeve. Mendoj se tani konflikti është futur në një konflikt institucional mes protestueve dhe qeverisë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!