Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Iranit, Esmail Baghaei, ka dënuar kërcënimet e SHBA për të goditur infrastrukturën e Iranit si “krime lufte”, duke paralajmëruar se çdo shtet që ndihmon Uashingtonin do të mbajë përgjegjësi ligjore.
“Sa i përket kërcënimeve kundër nesh, pa asnjë dyshim, vetë akti i bërjes së këtyre kërcënimeve është një krim lufte”, tha ai, duke iu referuar deklaratave të SHBA-së për goditje ndaj “infrastrukturës energjetike dhe industriale”, ndërkohë që i japin Izraelit “dritën jeshile për të sulmuar objektiva civile.”
Ai theksoi se këto janë shembuj të krimeve të luftës sipas “si të drejtës ndërkombëtare humanitare ashtu edhe Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.
Zëdhënësi shtoi se diplomacia e Iranit do të vazhdojë paralelisht me mbrojtjen ushtarake.
“Ndërsa mbrojtësit tanë po sakrifikojnë me guxim jetën e tyre, aparati diplomatik po bën gjithashtu punën e tij. Baza dhe kriteri ynë janë interesat kombëtare, siguria kombëtare dhe kërkesat legjitime të iranianëve”, shtoi Baghaei.
“Të gjitha vendet duhet ta dinë se çdo bashkëpunim me SHBA në kryerjen e këtyre krimeve do të mbahet përgjegjës dhe do të konsiderohet si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit.”


