Kida zbulon surprizën pas një viti

schedule21:25 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 21:25 - 8 Dhjetor, 2021

Ndonëse shumë e re në moshë, Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Ajo është jashtëzakonisht e preferuar nga publiku.

Së fundmi, Kida ka paralajmëruar se është duke punuar për albumin e saj të parë në karrierë.

Madje, pak më parë ajo ka publikuar edhe coverin e albumit.

“Pas një viti punë të vështirë jam krenare të ju prezantojë me koverin e albumit tim të parë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Gjatë kësaj kohe, Kida ka publikuar edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur si me Mozzikun, Feron apo Ermal Fejzullahun./abcnews.al