Këtë herë ndrydh shpatullën, një katalanas dëmtohet sërish

schedule11:38 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 23 Nëntor, 2020

U dëmtua Ansu Fati dhe zëvendësuesi i tij në Katalunjë u pa Ousmanne Dembele. Francezi është padyshim një nga talentet më të mëdha të skuadrës, por duket se dëmtimet nuk kanë ndërmend të ndalen.

Në ndeshjen e fundit me Atletico, Barcelona humbi Sergi Roberto dhe Pique, por duket se ata të dy nuk kanë qenë të vetmit me shqetësime fizike. Mundo Deportivo raporton se Dembele ka pësuar një ndrydhje në shpatull dhe do i duhet të ndalet në infermieri sërish.

 

Sipas të njëjtit burim është e sigurt se Dembele nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në mesjavë në Champions League ndaj Dynamo Kyiv.

Gjatë ndeshjes me Atletico Dembele kërkoi të zëvendësohej, por Koeman i tha të rezistojë dhe e la gjithë ndeshjen në lojë. Ka thashetheme se francezi mund të mungojë një muaj, duke humbur rreth tetë ndeshje  /abcnews.al