Ka përfunduar votimi i fshehtë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele dhe që mbështetën nismën e Sali Berishës.
Më herët Këshilli Kombëtar i PD-së, ka miratuar rezolutën e cila u propozua një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ku mes të tjerash dënon Kuvendin e Berishës, për të cilën thuhet se është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike.
Sipas rezolutës së miratuar Kuvendi i Berishës është një lëvizje anti-amerikane.
Ndërkohë në fletën e votimit në Këshillin Kombëtar të PD-së është një pyetje e vetme në fletën e votimit.
A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e;
Kryetarit të Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
/abcnews.al/


