Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka shpenzuar rreth 13.7 milionë dollarë për rezidencën e saj më të re në Holliwood Hills. Rezidenca e saj me pamje nga Los Angeles, ka një hapësirë prej 10 mijë metrash katrorë.
Grande ka zgjedhur të shpenzojë në një nga zonat më të lakmuara nga yjet botërorë. Vila tre katëshe mundëson pamjen fantastike nga oqeani, brenda së cilës gjenden 4 dhoma gjumi, 7 tualete, 1 zyrë dhe një dhomë posaçërisht për ruajtjen e 300 shisheve verë.
Pavarësisht situatës nga pandemia, këngëtarja ka qenë aktive në muzikë, ku së fundmi po shijon suksesin e “Rain on Me”, një bashkëpunim me Lady Gaga-n.



