Këngëtari i njohur humb personin e dashur nga COVID-19

schedule09:23 - 26 March, 2020

schedule09:23 - 26 March, 2020

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka humbur njërkun nga virusi që ka mbërthyer botën tashmë, COVID-19. Biznemeni i njohur spanjoll Carlos Falco 83 vjeç ndërroi jetë disa ditë më parë në spital universitar në Madrid nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi.

Falco ishte bashkëshorti i Isabel Preysler, nënës së Enrique Iglesias, dhe babai i Tamara Falcos. Enrique Iglesias ditën e djeshme me anë të një statusi në Instagram i dedikoi disa flalë prekëse njërkut të tij duke i bërë dhe një apel njerëzzve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Po kalojmë kohë të vështira shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!-shkruan këngëtari i njohur në Instragram.

Kujtojmë që Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, ku deri tani numri i viktimave ka shkuar në 3,647 dhe 49,515 të infektuar./abcnews.al