Gjatë inaugurimit të maternitetit të rikonstruktuar “Mbretëresha Geraldinë”, Kryeministri Edi Rama vlerësoi përmirësimin e dukshëm të shërbimit shëndetësor dhe eliminimin e problemeve të vjetra si infeksionet post-operatore. Ai shprehu mirënjohje të thellë për mjekët dhe infermierët, duke i përgëzuar ata për dinjitetin e treguar përballë mbingarkesës dhe kritikave të pamerituara.
Rama garantoi mbështetjen e qeverisë për bluzat e bardha. Në mbyllje të fjalës së tij, kreu i qeverisë premtoi rritje të vazhdueshme të pagave dhe kujdes të shtuar për mirëqenien e familjeve të tyre.
“U shpreh të gjithë mirënjohjen mjekëve dhe infermierëve që përballen me një punë të jashtëzakonshme dhe një furie fjalës që nuk i meritojnë. Sot ne në sistemin tonë shëndetësor kemi shumë çka për të numëruar, por nuk kemi ato se çfarë ishin më parë. Nuk kemi infeksione post operacioneve për shkak të kushteve. Është një volum i jashtëzakonshëm shërbimi, i cili flet për faktin që mjekët dhe infermierët në Shqipëri i shërbejnë qytetarit që ka nevojë për shërbim, me shumë dinjitet. Nuk e ndyjnë dot pastërtinë e këtyre bluzave. Natyrisht që është objektivi për ta pastruar më shumë këtë sistem. Ne kemi bërë çmos që pagat tuaja të rriten në mënyrë të vazhdueshme. Të jeni të bindur që ne do të vazhdojmë që të rrisim pagat dhe do të vazhdojmë që të kujdesemi për mirëqenien e familjes tuaj”, tha kryeministri Rama.



