Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 118 raste të reja me koronavirus. Kështu, totali i të infektuarve në vend rritet në 5311.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se rastet e reja janë konfirmuar: 55 në Shkup, 9 nga Kumanova, 20 nga Tetova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 4 nga Prilepi, 2 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 2 nga Strumica, 5 nga Resnja dhe nga një në Shën Nikollë dhe Kërçovë.
Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës e humbën betejën me Covid-19 katër persona të tjerë nga Shkupi.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik njoftoi se së fundmi janë shëruar 74 pacientë, prej të cilëve 37 janë nga Shkupi, 24 nga Tetova, 5 nga Prilepi, 3 nga Shtipi, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi.
Në total numri i të shëruarve në vend është 2048 ndërsa raste aktive janë 3012. /abcnews.al/


