Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër debutues të rinj në Kombëtare për Jordaninë e Izraelin

schedule12:53 - 3 Tetor, 2018

schedule 12:53 - 3 Tetor, 2018

Do të ketë edhe katër debutues të rinj në kombëtaren shqiptare për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit. Trajneri Panuçi thërret dy mbrojtës dhe dy sulmues të rinj.

Rezultatet nuk i ka pasur në krah, por vazhdon me të vetën.

Kristian Panuçi ka thirrur katër lojtarë të rinj për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit, duke mos e ndërprerë atë që mund të quhet “revolucioni” i tij.



Katër debutuesit e radhës janë Myrto Uzuni, Xhakomo Vrioni, Egli Kaja dhe Kastriot Dermaku.

Uzuni 23-vjeçar është lojtar sulmi dhe po spikat tek Lokomotiva e Zagrebit në Ligën e Parë të Kroacisë.

Së bashku me Lirim Kastratin janë kthyer në një dyshe fituese për “simotrën” e vogël të Dinamos së Zagrebit

Vrioni vjen nga Venecia e Serisë B të Italisë, ndërsa kartonin e tij e ka Sampdoria e Serisë A.

Është sulmues, 19 vjeç, dhe di të shënojë.

Panuçi ka thirrur lojtarë ofensivë  për shkak të dëmtimeve të emrave më të njohur si Sadiku, Cikalleshi apo Roshi.

Trajneri ka grumbulluar edhe dy mbrojtës të rinj, gjithashtu për shkak të problemeve në prapavijë, me Ajetin që nuk është thirrur dhe Mavrajn që ende nuk ka minutazhin e duhur me skuadrën e klubit.

Mbrojtës është Kastriot Dermaku, 26-vjeçar, që luan në Itali për Kozencën e Serisë B.

Lojtari ka qenë me akademitë e Sasuolos e Milanit, ndërsa më herët ishte pjesë e Empolit.

Debutuesi tjetër është Egli Kaja, edhe ky lojtar difensiv.

Djaloshi nga Ferizaj i Kosovës është 21 vjeç dhe është pjesë e klubit të Livingstonit në Premier Ligën e Skocisë.

Kaja është pjesë e Uimbëlldonit anglez, por është i huazuar në ligën skoceze.

Panuçi ka thirrur në kombëtare 25 lojtarë, nuk mungojnë emrat e njohur si Strakosha, Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Memushaj, Basha, Xhaka apo Grezda, por mes të cilëve nuk është kapiteni Ansi Agolli.

Kombëtarja luan miqësore ndaj Jordanisë në 10 tetor në “Elbasan Arena”, ndërsa në 14 tetor ndeshet me Izraelin në fushën e këtij të fundit, për Ligën e Kombeve. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!