Kategoria e Parë/ Fitore jashtë fushe, festojnë Dinamo dhe Flamurtari

schedule15:31 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 15:31 - 10 Dhjetor, 2020

Dinamo nuk gabon përballë Partizanit B, fiton 1-2 dhe i bashkohet Burrelit e Korabit në vend të parë të grupit A të Kategorisë së Parë.

Almeida Santos Welber shënoi dy herë për ekipin dinamovit, që siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat. Sulmuesi brazilian gjeti rrugën e rrjetës në minutat 26′ dhe 58′.

 

Renditja e grupit A

Bërdufi shkurtoi rezultatin për “Demat e Kuq” tre minuta përpara fundit të takimit. Sfida u zhbllokua edhe falë një gafe të portierit Aldo Teqja.

13 pikë numëron Dinamo pas javës së pestë dhe ndodhet në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar, që është objektivi i klubit kryeqytetas.

Sot u luajt edhe sfida Elbasani-Flamurtari, e vlefshme për grupin B. Kuqezinjtë nga Vlora iu falën golit të Andi Ribajt në pjesën e parë për të fituar 0-1.

 

Renditja e grupit B

Sulmuesi i njohur ktheu në gol një penallti dhe i dhuroi suksesin miqve. Flamurtari renditet në vend të pestë me 7 pikë, katër më pak se Egnatia kryesuese.

Krizë totale për Elbasanin. Kjo ishte humbja e pestë në po kaq ndeshje dhe verdheblutë renditën në vend të fundit të grupit B. /abcnews.al

Kategoria e Parë, javë e pestë
Partizani B-Dinamo 1-2 (Grupi A)
(Bërdufi 87′ / Almeida Santos Welber 26′, 58′)
Elbasani-Flamurtari 0-1 (Grupi B)
(Ribaj (pen) 25′)