“Kartoni i kuq prishi lojën”, Halili: Unë ndërhyj, por në fund vendos stafi

schedule20:54 / 21/02/2020

Safet Gjici dhe Refik Halili kanë folur pas ndeshjes Kukësi-Tirana. Kreu i klubit verilindor analizon lojën, ndërkohë që thekson se kartoni i kuq që mori Olsi Teqja pesë minuta para fundit ndikoi në fatet e kësaj përballje.

“Loja nuk ishte e keqe. Nuk e nisëm mirë, por pastaj e përmirësuam lojën. Kur nuk shënon, e pëson. Rasti i kartonit të kuq e prishi lojën, do kishte shkuar ndryshe”, u shpreh Gjici për mediat pas ndeshjes në “Air Albania Stadium”.

Më pas foli edhe presidenti Refik Halili, i cili nuk la mënjanë edhe ndërhyrjet: “Skuadra i ka lojtarët, kemi besuar te ky ekip. Mema dhe drejtori punuan për merkaton. U tha që Egbo nuk donte të qëndronte, por po korr sukses. Unë bëj ndërhyrje, por jam i kujdesshëm dhe në fund vendos stafi”. /abcnews.al

 

schedule20:54 / 21/02/2020