Karikaturat e profetit: Mijëra myslimanë kundër Francës, përshkallëzohen tensionet

schedule15:51 - 30 Tetor, 2020

schedule 15:51 - 30 Tetor, 2020

Mijëra myslimanë, nga Pakistani në Liban deri në territoret palestineze, u janë bashkuar  protestave kundër Francës të premten, pasi zotimi i qeverisë franceze se do të mbrojë të drejtat rreth karikaturave të Profetit Muhamed, vazhdon të zemërojë botën myslimane.

Demonstratat në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, u kthyen në përplasje të dhunshme,  rreth 2,000 njerëz që u përpoqën të marshonin drejt Ambasadës Franceze, u larguan nga policia me gaz lotsjellës dhe me shkopinj.

Në qytetin lindor Lahore të Pakistanit, mijëra adhurues që festonin Mawlid, ditëlindjen e Profetit Muhamed, dolën në rrugë, duke mbajtur në duar parulla anti-Francës, dhe duke bllokuar rrugët kryesore.

Në Multan, një qytet në provincën lindore të Punjab të Pakistanit, mijëra të tjerë dogjën një karikaturë të Macron dhe i bënë thirrje Pakistanit të ndërpresë lidhjet me Francën dhe të bojkotojë mallrat franceze.

Protestat vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Francës dhe kombeve me shumicë myslimane, të cilat u ndezën në fillim të këtij muaji kur një i ri mysliman i preu kokën një mësuesi francez.

Në Jeruzalem, qindra palestinezë protestuan kundër Macron jashtë xhamisë Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i botës myslimane.

Disa të rinj u përplasën me policinë izraelite. Brenda Europës dhe globalisht, përgjigjja e ashpër e Francës ndaj një vargu sulmesh që autoritetet franceze i atribuojnë ekstremizmit mysliman ka ringjallur një debat mbi fjalën e  lirë kundër./abcnews.al