Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Karakaçi: Fotovoltaikët prodhuan 30% të energjisë në qershor, 868 giga deri në gusht

schedule15:32 - 18 Shtator, 2026

schedule 15:32 - 18 Shtator, 2026

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se 30% e energjisë së konsumuar gjatë muajit qershor u prodhua nga impiantet fotovoltaike. Sipas tij, kjo shifër ka mbetur pothuajse e njëjtë edhe gjatë periudhës korrik-gusht.

Karakaçi tha se prodhimi nga impiantet fotovoltaike ka marrë një rëndësi të veçantë gjatë muajve të verës, kur niveli i ujit në kaskadën e Drinit bie ndjeshëm për shkak të thatësirës.

“30% e energjisë së konsumuar gjatë muajit qershor u prodhua nga impiantet fotovoltaike. Kjo shifër është pothuajse e njëjtë edhe për periudhën korrik-gusht.

Në periudhën më të vështirë për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që është sezoni i verës ku niveli i ujit në kaskadën e Drinit bie ndjeshëm për shkak të thatësirës, prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaike është bërë një faktor i rëndësishëm për balancimin e prodhimit të energjisë.

Prodhimi total i energjisë nga impiantet fotovoltaike deri në fund të muajit gusht arriti në 868 giga.

Këto të dhëna konfirmojnë efektivitetin e politikave të qeverisë në drejtim të rritjes së sigurisë energjetike në vend përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Ky është një tregues i qartë se diversifikimi i burimeve të energjisë po forcon qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik dhe po i jep Shqipërisë më shumë siguri dhe pavarësi energjetike.

Ky progres është pjesë e objektivit strategjik të qeverisë për ta çuar vendin drejt pavarësisë energjetike deri në vitin 2030, duke rritur prodhimin vendas dhe duke diversifikuar burimet e energjisë”, tha Karakaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!