Mbytet në Karaburun një 53 vjeçar që kishte shkuar për të peshkuar

schedule09:45 - 18 Janar, 2018

schedule 09:45 - 18 Janar, 2018

Policia kufitare në Vlorë mundi të gjejë trupin e pajetë të 53 vjeçarit nga Tirana që u mbyt në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit. Sipas policisë kufitare të Vlorës, Ardian Gjergji ka qenë duke peshkuar pashkë me një person tjetër dhe është rrëzuar. Të dy shokët ishin afër vaskave dhe Gjergji, sipas dëshmisë së të mbijetuarit, ka qenë afër bregut. Ai u godit nga një dallgë e fuqishme dhe u fundos. Me gjithë përpjekjet për të dalë me not, 53 vjeçari u mbyt. Pas disa orësh kerkimesh policia kufitare gjeti trupin e tij dhe e dërgoi atë në morgun e Vlorës./abcnews.al