Kapet në Belgjikë shqiptari i bandës së hajdutëve në Itali, momenti i grabitjes me sëpatë dhe armë

schedule22:56 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:56 - 5 Shkurt, 2021

Një i ri shqiptar pjesë e një bande grabitësish në Itali është arrestuar në Belgjikë. Ai së bashku me tre persona të tjerë, mes të cilëve një grua, që akuzohet si organizatore grabitën një çift më 4 maj 2019. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit të grabitjes.

E ndërsa tre të tjerët u identifikuan dhe arrestuan, 30-vjeçari ishte në kërkim dhe tashmë është arrestuar në Belgjikë dhe do të ekstradohet në Itali ku do të përballet me drejtësinë.

Por si e kryen grabitjen?

Të maskuar dhe armatosur ata u ngjitën duke kapërcyer murin rrethues të vilës dhe shkatërruan sistemin e alarmit.

Pronarin e lidhën nën kërcënimin e armës dhe sëpatës dhe më pas i morën kasafortën me sende të çmuara me vlerë mbi 60 mijë euro.

Pavarësisht se për rreth një vit e gjysmë arriti që të zhdukej, në fund shqiptari u prangos në Belgjikë./ db/Abcnews.al