Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Kapet gomonia me drogë, pranga skafistit shqiptar

schedule08:58 - 1 Mars, 2018

schedule 08:58 - 1 Mars, 2018

Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Prevezë, pasi u ndalua me skafin e tij ku ndodheshin 424 kilogramë marijuanë. Në momentin e arrestimit, ai po përpiqej të hidhte drogën në breg.

Policia greke në Prevezë ka vënë në pranga një shtetas shqiptar 42 vjec të cilit iu sekuestrua 424 kilogramë marijuanë e ndarë në 36 pako. Sipas policisë greke droga vinte nga Saranda dhe në momentin e arrestimit shtetasi shqiptar po përpiqej të hidhte drogën në breg. Operacioni i policisë u krye në orën 2 të mëngjesit të së enjtes në gjirin e Platarias. Policia e Prevezës pasi sinjalizoi skafin kërkoi ndhimën e rojeve bregdetare të cilat dërguan gjashtë anije të vogla nga Igumenica, Korfuzi dhe Leflkadha. Pas ndalimit agjentët e policisë sekuestruan në skaf drogë të llojit kanabis të papërpunuar në një sasi prej 424 kilogramësh. Shtetasi shqiptar i cili do të merret në pyetje nga hetuesit në Prevezë, do të përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe krim të organizuar.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!