Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kanosi një gjyqtar/ Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në banesën e Arben Isufit, i njohur si i forti i Fierit

schedule13:39 - 20 Shkurt, 2025

schedule 13:39 - 20 Shkurt, 2025

Policia e Fierit dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete në pronësi të Arben Isufit, i njohur ndryshe edhe si ‘Ben Qimja’. 55 vjeçari është shpallur në kërkim pasi ka kanosur Vladimir Cjapi, gjyqtar në Gjykatën e Fierit, ngjarje e ndodhur me datë 17 Shkurt.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Policia informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit.



Ndaj Isufit rëndojnë penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Kush është Arben Isufi? 

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vrarësh. Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europës me kokainë përmes Holandës.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë. Emri i tij u përfol edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu. Në 7 shkurt të vitit 2020 OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, ndërsa akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në Tetor të vitit 2021, SPAK vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive në pronësi të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!