Kanos bashkëshorten me thikë, arrestohet 41 vjeçari në Shkodër

schedule16:04 - 18 Janar, 2020

schedule 16:04 - 18 Janar, 2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Tre Heronjtë”, Shkodër ku shtetasi K. Z. 41 vjeç, ka ushtruar dhunë fizikedhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al