Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanina e Vlorës, aty ku pritet të ngrihet një nga perlat e turizmit shqiptar

schedule15:50 - 7 Prill, 2019

schedule 15:50 - 7 Prill, 2019

Në Kaninë, e cila është listuar në 100 fshatrat turistike, priten të bëhen investime të ndryshme. Ministrja e Kulturës tha se pavarësisht se këtij fshati i është kushtuar vëmendje edhe më parë, ai mbetet ende i pashfrytëzuar.

Me Kaninën nuk mburren vetëm vlonjatët. Ministrat e Kulturës, njëri pas tjetrit e kanë parë si destinacion nga ku mund të thonë se resurse të tilla janë hapësira magjepsëse për turistë.



E listuar ne 100 fshatrat turistike,  Ministrja e Kulturës Elva Margariti mendon se pavarësisht nga çfarë është bërë në të kaluarën, Kanina është e pashfrytëzuar.

“Ne shohim një potencial të madh. Të pashfrytëzuar ende për gjithë atraksionin e madh që ka jo vetëm për vlerat dhe kulturën, por edhe për vlerat e turizmit”, tha ajo.

Gjashtë kilometra larg nga Vlora, në këtë kodër 380 metra mbi nivelin e detit ndodhet kalaja e Kaninës. Një kilometër mur rrethues dhe sipërfaqe prej 3.5 hektarësh, ajo i ka dhënë histori zonës.

Ngritur aty nga shekulli i IV në të gjithë sistemin fortifikues dallohen disa faza ndërtimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike si dhe në atë të periudhës mesjetare, përkatësisht bizantine, veneciane dhe turke.

Vetë fshati Kaninë prej gërmimeve arkeologjike daton si vendbanim ne gjysmën e parë të mijëvjeçarit të fundit p.e.s. Një fshat me një histori të gjatë synohet të kthehet në një nga atraksionet e rëndësishme turistike, historike dhe kulturore, jo vetëm për jugun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!