Kamëz, 20 persona të bllokuar nga përmbytjet

schedule19:40 - 30 Nëntor, 2017

schedule 19:40 - 30 Nëntor, 2017

Rreth 20 banorë raportohet se janë bllokuar nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i dendur në Kamëz.

Në lagjen numër 6 dhe pranë shkollës Ahmet Zogu shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuuimin e disa banesave.

Edhe Bulevardi i qytetit është përmbytur.

Uji rrezikon të përmbysë edhe disa banesa në rrugën “OSBE”.

Reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke bollokuar qarkullimin edhe në autostradën Tiranë-Durrës./tvklan.al