Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Kam nevojë për ty te Barça”, zbulohet se si Xavi bindi Kessie të kalojë në “Camp Nou”

schedule13:00 - 10 Korrik, 2022

schedule 13:00 - 10 Korrik, 2022

Franck Kessie zgjodhi Barcelonën si skuadrën ku do të vazhdonte karrierën e tij, pasi fitoi Scudetton me Milan.

Një lojtarë që sigurisht me përvojën e tij do të ndihmojë skuadrën e katalanasve në arritjen e objektivave në sezonin e ri.

Sigurisht vendimtarë në këtë vendim të Kessie ka qenë edhe telefonata e Xavi Hernandez, i cili bindi mesfushorin që të transferohej në “Camp Nou”.



“Franck, kam nevojë për ty”, mësohet ti ketë thënë Xavi gjatë bisedës me Kessie. Tekniku spanjoll i  shpjegoi projektin e tij në detaje, duke e bërë të kuptojë nevojën për fizik dhe mbulesë përballë mbrojtjes së tij.

Në fund të fundit, spanjolli ka ndarë dhomën e zhveshjes me më shumë lojtarë fizikë si Seydou Keita dhe Yaya Toure, ky i fundit i bashkatdhetarit të Franck.

Xavit iu desh pak për të injektuar entuziazëm të ri te Kessie, duke e bërë atë të kuptojë se ADN-ja e blaugranës nuk kufizohet vetëm në përsosjen dhe shpejtësinë, por është para së gjithash një çështje e zemrës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!