Kallaku, Arapi, Çyrbja e të tjerë: Teuta vazhdon stërvitjen në Niko Dovana

schedule22:56 - 28 Mars, 2020

schedule 22:56 - 28 Mars, 2020

Nuk dihet nëse bëjnë mirë apo jo, por po përpiqen të përgatiten. Futbollistët e Teutës së Durrësit vazhdojnë të dalin në fushë për t’u stërvitur, edhe pse në kushte krejt të ndryshme nga ato të zakonshmet.

Nën drejtimin e zv. trajnerit Hodo dhe përgatitësit atletik, Salillari, disa nga lojtarët shkojnë në stadiumin “Niko Dovana”, në dy orare të ndryshme, nga 09:00 e mëngjesit, deri në mesditë.

Përgatitjet e tyre bëhen me grupe të vogla, me nga dy futbollistë, për të respektuar rregullat e distancimit social në kohën e koronavirusit. Disa nga lojtarët që janë stërvitur në këtë mënyrë janë Kallaku, Arapi, Çyrbja, Hoxha, Beqja, Vila apo Kapllani.

Flitet për ushtrime vetëm nga ana e futbollistëve që janë me banim në Durrës, ndërsa pjesa tjetër do të duhet të punojë nga ana individuale, sipas programeve që i përgatit stafi teknik i Teutës, i drejtuar nga trajneri Edi Martini.

Skuadra durrsake dëshiron të jetë sa më e përgatitur, në pritje të një rifillimi të mundshëm të Superligës, të ndërprerë pikërisht për shkak të epidemisë së koronavirusit./abcnews.al