“Ka vetëm dy gjini”, këto katër fjalë ishin shkruar në bluzën e një 12-vjeçari në një shkollë të mesme në Massachusetts. Më pas mësuesit e përjashtuan atë nga shkolla pasi lexuan fjalët e shkruar në bluzën e tij.
Siç raportojnë mediat amerikane “Fox News” dhe “New York Post”, prindërit e nxënësit Liam Morrison u nevrikosen kur u infërmuan se mësuesit e shkollës vendosën që djali të përjashtohej pasi sipas tyre bluza që thoshte se “ka vetëm dy gjini”, shkaktoi shokët e tyre të klasës ndaj tyre ndihen “të pasigurt”, domethënë ata që i përkasin dhe mbështesin komunitetin LGBTI+.
Liam Morrison, 12 vjeç, student në shkollën e mesme John T. Nichols Jr në Middleborough, pati guximin të fliste për padrejtësinë që iu bë atij gjatë një takimi të komitetit të shkollës. Siç raporton gazeta “New York Post”, fjalimi i tij i zjarrtë u ngarkua në llogarinë e ekstremit të djathtë “Libs of TikTok” që shpërndante komente të hidhura për komunitetin transgjinor dhe u bë virale në Twitter.
Adoleshenti pretendoi se mësuesit e tij e përjashtuan nga klasa e edukimit fizik më 21 mars. Drejtori i shkollës tha se ishin të shumtë ata që u ankuan për mesazhin në bluzën e tij, pasi i bënte të ndiheshin “keq”.
“Më thanë se duhet të heq bluzën time nëse dua të kthehem në klas. Kur u thashë që nuk dua ta bëja këtë, ata e thirrën babanë tim”. Morrison tha se babai i tij e mbështeti atë kur ai mbërriti në shkollë për ta marrë atë.
Djali ende pohon se “katër fjalët” në bluzën që kishte veshur nuk tregonin “asgjë të keqe, asgjë kërcënuese”. “E di që kam të drejtë të vesh një bluzë me ato katër fjalë”, tha Morrison. “Është thjesht një deklaratë që unë besoj se është fakt,” shtoi ai në fjalimin e tij duke hedhur poshtë këto pretendime në bordin e shkollës.
Në lidhje me komentet se donte të dërgonte mesazhin e mbrojtjes së dy gjinive, Morrison theksoi “nuk kundërshtoj kur shoh flamuj dhe postera transgjinorë kudo në shkollë. A e dini pse; Sepse të tjerët kanë të drejtë për bindjet e tyre, ashtu si unë. Edhe në moshën 12-vjeçare kam pikëpamjet e mia politike dhe të drejtën t’i shpreh ato. Edhe në shkollë. Kjo e drejtë e fjalës së lirë është e parashikuar në “Amendamentin e Parë të Kushtetutës”.
Së fundmi, nxënësi 12-vjeçar pohoi para se të dilte nga shkolla se “asnjë person” nuk e ka kundërshtuar për mesazhin në bluzën e tij dhe madje disa nxënës i kanë shprehur mbështetjen e tyre. “Askush nuk u ngrit dhe askush nuk doli nga klasa. Askush nuk shpërtheu në lot. Jam i sigurt se do ta kisha vënë re nëse do të ndodhte”, tha Morrison. /abcnews.al


