Ka humbur duelin me Kean në sulm, Icardi kërkon largimin nga PSG

schedule11:38 - 15 Maj, 2021

schedule 11:38 - 15 Maj, 2021

Mauro Icardi në verë kaloi në pronësi të PSG, që vendosi ta blejë nga Interi pas huazimit të suksesshëm në sezonin e shkuar. Francezët shpenzuan 55 milionë euro për të bërë të tyrin argjentinasin.

Para e derdhura për të nuk janë justifikuar këtë sezon dhe Icardi nuk është i njëjti lojtar, që ishte te Interi apo në sezonin e parë në Francë. Ai e ka humbur duelin me Kean për një vend titullari dhe ka luajtur në vetëm 1056 minuta në Ligue 1.

Argjentinasi nuk është i kënaqur aspak me mundësitë që i janë dhënë dhe L’Equip raporton se ai i ka kërkuar drejtuesve largimin në fund të sezonit. Në rast se vjen një ofertë për të, me siguri PSG e shet. Juventusi është interesuar për Icardin vazhdimisht. /abcnews.al