Juventus-Di Maria pranë mbylljes, javën tjetër takim me agjentin e tij

schedule16:00 - 20 Maj, 2022

schedule 16:00 - 20 Maj, 2022

avën e ardhshme, nuk do të ketë surpriza, ku do të jetë vendimtare për të ardhmen e Angel Di Mara te Juventus.

“Sportmediaset” shpjegon se si drejtuesit e Juventusit në fakt kanë planifikuar një takim me agjentin e tij, Jorge Mendes për të përcaktuar konturet dhe detajet e mbërritjes së lojtarit të PSG-së në Torino.

Nga ana e tij, argjentinasi tashmë ka dhënë ok të përgjithshëm për një marrëveshje 1 vjeçare me opsion për një sezon tjetër. Ndërkohë, Di Maria është në pritje të ndeshjes së fundit të së dielës ndaj Metz, ku tashmë ka përshëndetur të gjithë bashkëlojtarët e PSG-së përmes rrjeteve sociale./ h.ll/abcnews.al