Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Jorginho më ka surprizuar, me Lampard është një tjetër lojtar”

schedule17:50 - 2 Tetor, 2019

schedule 17:50 - 2 Tetor, 2019

Cesar Azpilicueta ka mbetur i surprizuar nga një lojtar skuadre. Sezonin e kaluar tregoi cilësitë e tij, ndërsa sivjet me Lampard është shumë më mirë dhe më protagonist.

Flasim për Jorginhon, mesfushorin italo-brazilian. Pasimet e sakta janë një specialitet i mesfushorit, por kapiteni spanjoll është befasuar edhe nga serioziteti dhe impenjimi brenda dhe jashtë fushës.

Sezonin e kaluar po bënte atë që i kërkonte trajneri (Sarri). Ndryshe po ndodh këtë sezon me Lampard. Jorginho është përshtatur me trajnerin e ri, luan më vertikalisht, bën ndryshime të lojës me topa të gjatë dhe furnizon sulmuesit me pasime. Ritmi i tij ka qenë fantastik. Di të lexojë ndeshjen, të rikuperojë topin dhe i pëlqen të sulmojë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, thekson Azpilicueta për Goal.



Chelsea do përballet sonte me Lilën në transfertë. “Blutë e Londrës” humbën sfidën e parë të Champions League në shtëpi përballë Valencias dhe sot do të tentojnë tre pikët e para. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!