Jorginho komplikon situatën, kërkon dyfish për të rinovuar me Chelsea

schedule19:29 - 5 Nëntor, 2022

schedule 19:29 - 5 Nëntor, 2022

Sipas raportivmeve të gazetës “Sport”, Jorginho kërkon 13,6 milionë euro për të rinovuar kontratën e tij me Chelsea.

Mesfushori, i cili tani fiton 6.4 milionë euro, do të kërkonte më shumë se dyfish për të qëndruar. Kjo është kërkesa e lartë e italo-brazilianit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Chelsea ka kërkesa nga Milan dhe Barcelonë për të, por me këtë pagë vjetore që kërkon ai, do të bëhet më e vështirë për klubet që e duan në ekip./ h.ll/abcnews.al