Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS, shprehu bindjen se shqiptarët do t’i thonë jo atyre që kanë qeverisur më parë dhe e lanë Shqipërinë në gropë. Kreu i qeverisë tha se problemi nuk janë kundërshtarët pasi do të munden por “llumi i kënetës së tyre”.
“Një shumicë si asnjëherë më parë për t’i thënë një po shurdhuese Shqipërisë brenda në Evropë dhe një jo të madhe sa shuplaka e një populli, jo Shqipërisë prapë në gropë. Nuk do të jetë betejë e lehtë se ambicia jonë është e madhe dhe objektivi unë është shumë ambicioz. Problemi ynë as këtë nuk do të jenë kundërshtarët por dhe më shumë se në të dy herët e shkuara, do të jetë llumi i kënetës së tyre, që këtë herë do të vërshojë edhe më shumë tërbim për të errësuar sa më shumë sy, çoroditur mendje, mërzitur zemra dhe për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz.
Nuk do t’ia dalin. Kanë për ta marrë mbrapsht syve siç e meritojnë por do të na duhet shumë durim, energji dhe vendosshmëri deri në fund të këtyre 100 ditëve. shumë sharë, shpifur, sajuar, ata do t’ju thonë se unë dhe ne jemi çdo gjë që në fakt janë ata vetë. Ju do të shihni Shqipërinë dhe do t’i thoni vetes e të tjerëve se kush bëri më të mirë do ta bëjë më të mirë akoma dhe kush e ka keq, do ta bëjë si mos më keq…”, tha kreu i PS./abcnews.al


