“Jo luftës” në mes të edicionit të lajmeve në Rusi, spikerja me shtetësi malazeze

schedule15:48 - 18 Mars, 2022

schedule 15:48 - 18 Mars, 2022

Spikerja që po jepte lajmet në momentin që një punonjëse në televizionin shtetëror rus doli me një tabelë kundër luftës në dorë, është malazeze. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Ekatarina Andreeva, një gazetare ruse e cila mban dhe nënshtetësinë malazeze që në vitin 2011.

Në vitin 2015, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny bëri të ditur se Andreeva ishte qytetare malazeze dhe më pas deklaroi se ajo ishte e martuar me biznesmenin malazez Dusan Perovic.

Andreeva poston shpesh foto nga Mali i Zi në mediat e saj sociale. Kujtojmë se protestuesja ruse që u fut në studio gjatë transmetimit të lajmeve u gjobit me 30 mijë rubla ose rreth 250 euro “për organizim të një eventi publik të paautorizuar.”

Marina Ovsjanikova, redaktorja e programit u ndëshkua për një video që kishte filmuar përpara se të dilte me pankartën në dorë dhe jo për “aktin e rebelimit në vetvete.” /abcnews.al/