Jetoi për vite me radhë në Greqi, pedagogu shqiptar: Ka struktura të caktuara që nuk të lënë të ngresh kokën

schedule23:00 - 28 Tetor, 2021

schedule 23:00 - 28 Tetor, 2021

Në Log. këtë të enjte është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet e shqiptarëve dhe të grekëve ndër vite.

Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo, pedagogu shqiptar nga SHBA, Gazmend Kapllani i cili ka jetuar për shumë vite në Greqi ka komentuar marrëdhënien mes dy vendeve.

Sipas pedagogut me kalimin e viteve është ndryshuar dhe marrëdhënia mes dy popujve dhe pse ai është shprehur ndër të tjera se akoma nuk ka një studim të mirëfilltë për të qartësuar marrëdhëniet e dy vendeve.

Ndër të tjera ai ka folur dhe në lidhje me eksperiencën e tij personale gjatë viteve që ka jetuar në Greqi, ku ka theksuar se ka grupe të ndryshme që nuk lënë asnjë person me origjinë shqiptare që të ngrejë zërin.

Unë kam jetuar shumë vite në Greqi dhe në shumë nivele të shoqërisë greke, nga niveli i emigrantit deri te pjesa e elitës. Kam studiuar marrëdhëniet shqiptaro-greke, pasi më interesojnë, por të dy popujt kanë një  biagrafi bashkëjetese të veçantë. Ajo që është e çuditshme është se nga të dy palët nuk ka pasur studime serioze dhe janë disa faktorë sociale dhe akademik që nuk na kanë lejuar që të merremi seriozisht.

Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë me përjashtim të disa vendeve të gjithë vendet evropiane kanë përceptime të ndryshme, dhe shqiptarët e grekët kanë përceptime të ndryshme. Është e vërtetë që dy vendet nuk kanë qenë ndonjëherë më afër seç janë sot, të flasësh për përceptimet publike është një debat shumë i gjerë.

Çdo gjë ka evoluar dhe zbehur me kohë, por baza ngelet aty. Kemi një përshtypje se shtresat injorante janë ato që krijojnë rrëfime raciste, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi ato krijohen nga natyra institucionale pasi këto kanë ndikim. Padyshim marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ndryshuar por disa mentalitete të vjetra vijojnë të jenë shoqëruese.

Kultura institucionale është ajo që ka rëndësi në lidhje me sjelljen ndaj një grupi etnik. Ajo që ndodhi me mua është se ka struktura të caktuara që nuk kanë me lënë asnjëherë që ato që janë me origjinë shqiptare nuk do të kenë zë dhe nuk do të jenë të qetë, kjo është ajo që quhet racizëm, që vjen nga qendra të caktuara institucionale që ndodhen në institucionet shtetërore.

Shoqëria greke është e ndërlikuar, nuk ka vetëm një drejtim, ajo evolon si të gjithë shoqëritë e tjera, por kultura institucionale ajo që ka dhe ndikimin kryesor në marrëdhënie. Në shkollat ku ka fëmijë shqiptarë nuk mësohen gjëra pozitive për fëmijët tanë”, është shprehur ai./abcnews.al