Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jeta nën rrënoja/ Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

schedule20:20 - 26 Qershor, 2026

schedule 20:20 - 26 Qershor, 2026

Një qenush i bllokuar nën rrënojat e një shtëpie të shembur në Karakas u shpëtua në momentet e fundit nga ekipet e zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve, zjarrfikësit ishin gati të largoheshin nga zona e kërkimeve kur dëgjuan lehjen e qenushit që vinte nga poshtë rrënojave.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur efektivët arrijnë ta nxjerrin kafshën të gjallë, mes emocioneve të të pranishmëve.



Departamenti i Zjarrfikësve të Karakasit e cilësoi qenushin si një “simbol shprese”, duke vlerësuar se shpëtimi i tij ishte një moment frymëzues mes operacioneve të vështira të kërkim-shpëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!