Jeruzalemi kryeqytet, mes historisë dhe të drejtës

schedule13:48 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 13:48 - 8 Dhjetor, 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe deklaroi  se do të zhvendoste ambasadën amerikane atje. Vendimi i tij vjen 70 vjet pas deklaratës që vendosi lindjen e vendit e shpallur në mënyrë të njëanshme në 14 maj 1948 nga David Ben-Gurion.

Në atë kohë ashtu si dhe në dekadat në vijim nuk u vendosën kufijtë e shtetit të ri. Dhe për këtë arsye pranimi i Izraelit në kombet e bashkuara shumë shpejt mori një karakter të prioritetit strategjik. Pranimi në OKB përbënte në fakt mënyrën më të sigurtë dhe më të shpejtë për të marrë një njohje të gjerë dhe universale

Ministri jashtëm izraelit në atë kohë Aba Eban, duke folur në Asamblenë e përgjithshme të OKB, tha se kjo nuk do të ndikonte në statusin juridik të jeruzalemit i cili do të vendosej pas miratimit ndërkombëtar.

Në vitin 1980 Izraeli miratoi ligjin bazik nëpërmjet të cilit Jeruzalemi i plotë dhe I bashkuar u shpall kryeqytet i Izraelit, Këshilli i sigurisë së OKB-së reagoi duke vendosur në fuqi rezolutën 476, sipas së cilës masat që prekën karakterin dhe statusin gjeografik, histori e demografik të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit, u shpallën të pavlefshme

Kjo rezolutë ishte në konform dhe me atë që ishte vendosur 35 vjet më parë

Në bazë të rezolutës 181 të OKB-së të vitit 1947, Jeruzalemi duhej të ishte një trup i ndarë mes shtetit izraelit dhe atij palestinez që duhej të krijoheshin, dhe që do të administrohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kombet e Bahskuara.

Por kjo rezolutë nuk hyri asnjëherë në fuqi për shkak të luftës arabo – izraelite në 1948. Në këtë mënyrë Jeruzalemi u nda në dy pjesë, me pjesën perëndimore që kontrollohej nga Izraeli dhe me pjesën Lindore – aty ku sot ndodhet qyteti I vjetër me vendet e shenjta për tre besimet monoteiste – e kontrolluar nga Jordania. Jordania mori dhe kontrollin e Cisjordanisë ndërsa Egjipti të Rripit të GAzës.

Por situate ndryshoi në 1967-ën me luftën e gjashtë ditëve. Izraeli që fitoi luftën kundër Egjiptit, Sirisë, Jordanisë dhe Irakut, pushtoi territoret palestineze në Rripin e Gazës, Cisjordani dhe në Jeruzalemin lindor

Ndryshe nga Cisjordania dhe rripi I Gazës që u trajtuan si territore të pushtuara nga Izraeli, JEruzalemi lindor u aneksua. Ndërkombëtarët nuk e njohin dhe nuk e pranojnë këtë aneksim.

Italia një nga shtetet që nuk e konsideron Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në pjesën lindore të ti dhe në atë perëndimore ka një konsullatë për marrëdhëniet me autoritetet palestineze.

Në tetor të 2016-ës u miratua një rezolutë për Jeruzalemin lindor ku shpalleshin të paligjshme ndërtimet izraelite./abcnews.al