Jep dorëheqjen ambasadori i SHBA në Kinë

schedule12:37 - 14 Shtator, 2020

schedule 12:37 - 14 Shtator, 2020

Ambasadori i SHBA në Kinë, Terry Branstad ka dhënë dorëheqjen, njoftoi sot Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo.

Për momentin, arsyet e largimit të tij nuk janë sqaruar. Duke cituar një burim të paidentifikuar, CNN njoftoi se Branstad kishte të ngjarë të largohej nga Pekini përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor.

Ministria e Jashtme kineze, duke cituar Pompeo, tha se nuk ishte informuar dorëheqja.

Duke falënderuar Branstad për shërbimet e tij, Sekretari i Shtetit i SHBA-së shkroi në një postim se ai “ndihmoi në ribalancimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në mënyrë që ato të orientohen drejt prodhimit të rezultateve të bazuara në reciprocitet dhe drejtësi”. g.v/abcnews.al