“Jemi takuar disa herë”, Berisha: Kur Meta të mbyllë detyrimet në Presidencë, do bashkohemi

schedule12:08 - 24 Qershor, 2022

schedule 12:08 - 24 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se është takuar me presidenin Ilir Meta disa herë, ndërsa e ftoi që t’i bashkohet koalicionit opozitar.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se pasi të mbyllë detyrimet në Presidencë, kontributi i Metës në LSI edhe në opozitë është i mirëpritur.

“Kemi pasur…disa herë jemi takuar me presidentin Meta. Ai i mbyll këto javë detyrimet dhe mirëpritet shumë kontributi i tij dhe i LSI, në opizitarizmin kundër Edi Ramës. Ne do të bashkohemi me të gjitha forcat politike që besojnë se ku regjim është armiqësor kundër Ramës”, tha Berisha.