Javier Tebas e mban Haaland larg nga Barcelona

schedule09:00 - 19 Shkurt, 2022

schedule 09:00 - 19 Shkurt, 2022

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur për Telemadrid për çështje të ndryshme në futbollin spanjoll.

Dhe ndër të tjera, ai e konsideron të pamundur që Barcelona të merret me nënshkrimin e Erling Haaland për momentin për shkak të problemeve të tij ekonomike.

“Më shumë sesa të më vjen keq, nuk më pëlqen që Barcelona është në këtë situatë. Neve na pëlqen një Barcelonë me një situatë konkurruese. Pse ka arritur në këtë situatë? Sepse ka shkuar në kufirin në shpenzimet e pagave dhe nëse i bie 25 % e te ardhurave e ke problem sepse jane akoma kontratat e lojtareve.

Sot me situaten si eshte nuk mund ta kesh Haaland. Sikur te kishin lidhur marreveshjen me CVC, sikur disa lojtare te largoheshin… ata mund të lejojnë të ndërmarrin diçka të tillë. Ata kanë ende muaj për të punuar për të ”, tha kreu i La Liga. /abcnews.al/