Javë finalesh në Superiore, ja plani i FSHF-së për aktin e 23-të

schedule10:31 / 17/02/2020

Superiorja nuk njeh pushime. Java e 23-të nis të premten, me një takim mjaft të fortë: Kukësi-Tirana. Dy vendet e para në klasifikim përballen mes tyre në “Air Albania Stadium” dhe spektakël nuk do të ketë vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Do jetë pa diskutim takimi më i rëndësishëm i kësaj jave.

Të shtunën zhvillohen katër takimet e fundit dhe në orën 14:00, Laçi dhe Vllaznia do mundohen të harrojnë humbjet e fundit. Kurbinasit luajnë në transfertë ndaj Flamurtarit, që dje regjistroi fitoren e parë në kampionat. Shkodranët nga ana tjetër presin Luftëtarin në Shkodër.

Java mbyllet me dy sfida të forta. Në Korçë Skënderbeu pret Teutën pretendente për Europë, kurse në kryeqytet Partizani ka një betejë të vërtetë me Bylisin. Ballshiotët i kanë dhënë provat dhe në kampin e kuq fitoren me Laçin duhet ta harrojnë menjëherë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E premte, më 21 shkurt 2020
Ora 18:00 | Kukësi-Tirana

E shtunë, më 22 shkurt 2020
Ora 14:00 | Vllaznia-Luftëtari
Ora 14:00 | Flamurtari-Laçi

Ora 17:00 | Skënderbeu-Teuta
Ora 17:00 | Partizani-Bylis

schedule10:31 / 17/02/2020